Categories Lajme

PD: Kënga e Tiranës për 100-vjetor nuk është origjinale

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ka “vjedhur” këngën e 100-vjetorit të Tiranës.

Sipas saj, kënga e Tiranës është kopjuar nga kënga e Londrës. “Vesi del me shpirtin! Veliaj duhet të vjedhë në çdo fushë! Tirana në këtë 100 vjetor mund të kishte qindra këngë të orkestruara posaçërisht për të, duke e nderuar kryeqytetin, duke përfshirë edhe motivet tironse pse jo. Por jo, Veliaj zgjodhi që për 100 vjetor Tiranën ta nderonte me një vjedhje të radhës, me këngën e Londrës!

Pasi kopjoi logon, nuk kishte si mos të kopjonte edhe kolonën zanore ndërkohë që kanë shpenzuar mijëra euro nga paratë e qytetarëve të Tiranës. Tirana e vjedhur është çdo ditë nga Veliaj, por s’kishte nevojë t’ja u kujtonte edhe për 100 vjetor! Tirana nuk e meriton një hajdut serial si Veliaj”, shkruan Zhupa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME