Categories Lajme

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe

Partia Demokratike do të kërkojë përsëriten e zgjedhjeve parlamentare në 9 qarqe të vendit, pasi pretendon se rezultati është manipuluar.

Qëndrimi i selisë blu u konfirmua sot nga deputeti i zgjedhur në qarkun Korçë, Ervin Salianji, gjatë një interviste në “Zonë e Lirë” në “Tv Klan”.

Deputeti i zgjedhur tha se PD është duke përgatitur një dosje përmes së cilës do të kërkojë përsëritje të zgjedhjeve.

PJESË NGA INTERVISTA Pyetje: A është e vërtetë që PD është duke mbyllur një dosje me anë të së cilës do të kërkojë ripërsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe? Ervin Salianji: Po!

Pyetje: A është e mundur kjo gjë? Ervin Salianji: Po pa diskutim që është e mundur përderisa ka fakte, ka prova.

Pyetje: Kush e vendos këtë? Ervin Salianji: E vendos një institucion që quhet KAS. E kanë ata në dorë dhe pastaj Kolegji Zgjedhor.

Pyetje: Ti i di kush janë këto 9 qarqe që pretendoni të ripërsërisni zgjedhjet? Ervin Salianji: Korça, Durrësi, Gjirokastra, Berati disa zona që kërkojnë të ripërsëritne për një sërë shkeljesh të cilat janë evidentuar gjatë ditës së zgjedhjeve dhe gjatë numërimit. Rezultati është shumë i ngushtë, Berati lëviz me 39 vota mandati mes opozitës dhe qeverisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME