Categories Lajme

“PD nuk e ngriti aty ku duhej se e kishte konkurent”

Kreu i Ballit Kombëtar, njëherësh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Artur Roshi ka folur për figurën e veprimtarit të njohur, Mit’hat Frashërit, të cilin e konsideron si një nga mendjet më të ndritura të vendit. Roshi tha se Frashëri ishte një patriot i madh dhe nuk duhet parë vetëm në këndvështrimin politik, ndërsa shtoi se gjuha që flasim sot mban firmën e tij si kryetar i Kongresit të MAnastirit. Më tej, Roshi Paartia Demokratike nuk e ka lartësuar sa duhet figurën e Frashërit për shkak se e kishte konkurent politik, ndërsa PS nuk ndahet nga gjenetika komuniste dhe etërit.

“Është diçka e pamohueshme që Mit’hat Frashëri, një nga mendjet më të ndrojtuara të vendit të mos marrë respektin  e shoqërisë. Ka dhënë atë grindin e nacionalizmit pozitiv dhe të një patriotizmi të vërtetë. Është anatemuar në 45-vjet si njeriu më potent gjatë regjimit të Enver Hoxhës. Kjo gjuhë që komunikojmë sot mban firmën e Mithat Frashërit si kryetar i Kongresit të Manastirit. Ta lëmë mënjanë profilin e tij politik, njeriu është një. Nëse kryeministri që kemi do kishte më shumë vlerë si një piktor apo një kryeministër. Pjesmarrja në politikë ndikon në jetën e njerëzve. Frashëri ka frymëzuar idetë politike shqiptare. Ishte i pari që ndau bindjet e majta dhe të djathta, pavarësisht se është konkurenti i PD, e për shkak të kësaj nuk e ngriti aty ku duhej figurën e tij. PS e kanë gjenetike kundërshtinë ndaj Mithat Frashërit, nuk ndahen dot nga raporti me të djeshmen se janë eterit e tyre. Por duhet të vijnë në truallin e të vërtetës dhe të drejtës.”, tha ndër të tjera Roshi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME