Categories Lajme

PD publikoi denoncimin e qytetarit pasi tërmeti i shkatërroi shtëpinë

Ditën e sotme zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ishte në zonën e Kombinatit, në një nga zonart më të prekura nga tërmeti i vitit të kaluar. Sipas PD-së ende shumë banorë nuk kanë gjetur zgjdhje nga shteti për banesat e tyrë, ndërkohë që një nga banorë Nik Prendi deklaroi publikisht se banon në një barakë të cilën e ka ndërtuar me dërrasa që i kanë falur komshinjtë, pasi bashkia nuk i ka dhënë edhe një çadër. Fill këtij denoncimi ka reaguar edhe bashkia e cila i quan si mashtrime deklaratat e PD-së, duke theksuar se Nik Prendi është trajtuar që në fillim me bonus qiraje, ndërkohë që i ka cilësuar denoncimet e PD-së si fushatë mbi fatkeqësinë.

Bashkia e cilëson lajmin e shpërndarë nga PD si fake neës, duke shtuar se banesa e familjes së z. Nik Prendi në Kombinat është shpallur e pabanueshme dhe ka marrë gjatë gjithë kësaj kohe të gjithë mbështetjen e nevojshme, duke përfshirë edhe bonusin e qirasë çdo muaj. “Është për të ardhur keq që Lulzim Basha dhe spikeret e tij gënjejnë publikisht, duke shfrytëzuar babëzisht me shpifje dhe për fushatë fatkeqësinë e tërmetit. Bashkia e Tiranës sqaron se banesa e familjes së z. Nik Prendi në Njësinë Administrative 6 është shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, për shkak se ka pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Për këtë arsye, nga Janari 2020, sipas VKB nr. 151, dt. 16.12.2019, kjo familje trajtohet çdo muaj me bonus qiraje prej 180 mijë lekësh, të cilat duhet t’i përdorë për të jetuar në një shtëpi me qira. Për të provuar gënjeshtrën e shëmtuar të PD-së, po ju vëmë në dispozicion dokumentin e tërheqjes së bonusit të qirasë në postë nga vetë z. Prendi”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Bashkia i bën thirrje PD-së që të ndalojë këto mashtrime duke shfrytëzuar fatkeqësinë e tërmetit. “Për të disatën herë PD po dështon të gjejë dikë që nuk është mbështetur nga Qeveria e nga Bashkia në fatkeqësinë e tërmetit. Nga dëshpërimi po mundohen t’i shpikin, duke turpëruar veten dhe qytetarët. Partia Demokratike nuk ka asnjë shans që me mashtrime e gënjeshtra, të bëjë vajtojcën e halleve të popullit, ndaj do bënte mirë të ndalojë menjëherë mashtrimet publike, të mos përdorë dhe të mos bëjë fushatë me fatkeqësinë e familjeve të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019”, thuhet në reagim.

Bashkia e Tiranës siguron të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti, se po vijon me shpejtësi punën për rindërtimin e të gjitha banesave individuale në zonat rurale, disa prej të cilave kanë përfunduar tashmë, si dhe po përshpejton procesin për fillimin e punës për ndërtimin e pallateve në lagjet e reja në Kombinat dhe zonën e Rr. “5 Maji”. Ndërkaq, të gjitha familjet që trajtohen me bonus qiraje do të vijojnë ta marrin atë pa ndërprerje, derisa të rikonstruktohen ose të pajisen me një shtëpi të re.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME