Categories Lajme

PD publikon audiopergjimin për Artan Lamen

Partia Demokratike publikon një audiopërgjim sipas të cilit vërteton  sipas saj  punësimin e militantëve partiakë nga Drejtori i Kadastrës Artan Lame.

Ish deputetja demokrate Orjola Pampuri doli me një deklaratë për median dhe e quajti ‘propagandë” prononcimin e Artan Lames pak ditë më parë për hapjen e konkurseve të ndershme të punësimit në Kadastër.

“Artan Lame, si gjithë kolegët e tjerë pjesë të qeverisë grabitëse të Edi Ramës, nuk mund të organizojnë konkurse të ndershme. Ata dinë vetëm të punësojnë militantë partiakë, që i përdorin në zgjedhje në shkelje të ligjit ndaj kundërshtarit politik. Artan Lame është modeli tipik i kësaj skeme skandaloze që ka mbajtur peng administratën publike gjithë keto vite, duke punësuar militantë që vijnë me lista nga partia në pushtet dhe, në vend t’u shërbejnë qytetarëve, i shërbejnë partisë në pushtet në kohë fushatash elektorale”

Audiopërgjimi është publikuar 1 vit më parë.

Ne audiopergjim Artan Lame degjohet te thuhet: “Jemi dy muaj para zgjedhjeve. Do të thotë me historira deputetësh, ministra, kandidatë bashkish, të gjithë kërkojnë ndihmë dhe mbështetje. E keni parë që legalizimet janë gjërat më të rëndësishme që po konsiderohet. Kështu që deri në zgjedhje nuk dua të dëgjoj historinë e ditës së shtunë. Kush e mendon se ditën e shtunë do të rrijë pushim, fare thjesht le ta thojë dhe duhet të ikë pastaj. Në shumë raste që janë larguar njerëz të tillë, ministrit apo deputetit përkatës i kam thënë: Vëlla i dashur vendi është i joti, ky do ikë më sill një tjetër”

PD akuzon Ramën se ka ngritur një shtet mafioz

Oriola Pampuri: “Modeli i vërtetë i Artan Lames dhe gjithë të ngjashmëve të tij është vetë Edi Rama. Dosja 339, e trajtuar gjerësisht nga Zëri i Amerikës pak muaj më parë, provoi se është Kryeministri ai që ndêrhyn drejtpërdrejt për prishjen e konkurseve të administratës dhe, në mënyrë kriminale, ndërhyn nga zyrat e tij për të larguar më të aftët dhe për të punësuar militantët partiakë apo njerëzit e kriminalizuar. Edi Rama ka ngritur një shtet mafioz, ku gara në zgjedhje,  gara për vendet e punës, gara për tenderat janë fasadë e një pushteti të korruptuar dhe të inkriminuar. Pra daj, sot Shqipëria ka vetëm një zgjidhje, largimin e Edi Ramës!” 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME