Categories Lajme

PD publikon dokumentin: Tenderi për letra higjenike

Partia Demokratike denoncoi sot të tjera abuzime me tenderat gjatë kohës së pandemisë. Sekretari i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se janë të paktën 10 tendera që janë klasifikuar sekret shtetëror. Mes tenderave bie në sy siglimi si sekret shtetëror edhe i tenderit për letra higjenike. “Janë plot 10 tendera të rinj të zhvilluar në datë 18 prill, që Qeveria i ka klasifikuar përsëri sekret. Është e paimagjinueshme që mes k;tyre kontrateve sekrete janë dhe tenderat për blerjen e letrave higjenike me procedurë sekrete, letrat e duarve dhe kartopeceta.

Jam i sigurtë që çdokush që po e dëgjon këtë tani nuk u beson veshëve. Por vendimi i qeverisë së Edi Ramës, i publikuar mbrëmë në fletoren zyrtare, nuk lë vend për asnjë hamendje”,- tha sekretari i Përgjithshëm i PD-së. Përfaqësuesi i PD-së deklaroi se të gjitha tenderat që ka zhvilluar qeveria gjatë ditëve të pandemisë janë kryer në shkelje të ligjit.

“Me siguri Edi Rama do të heshtë edhe sot në përpjekje për t’u fshehur nga skandali i vjedhjes me kontratat e tij sekrete edhe për letrat higjenike. Por faktet janë aty.  Ai bleu respiratorë me dyfishin e çmimit, bleu testimet me 4 fishin e çmimit, bleu maskat dhe mjetet e tjera mbrojtëse me 2-3 fishin e çmimit të tregut dhe prapë u dha mjekëve të infektivit maska të skaduara, shpall në kundërshtim me ligjin si sekret shtetëror tenderat për blerjen e letrës higjienike dhe 9 të tjera që nuk kanë asnjë arsye për të qenë sekrete, në shkelje flagrante me ligjin”,- tha Sekretari i PD.

Bardhi i bëri thirrje prokurorisë dhe SPAK që të nisë pa vonesë hetimet ndaj këtyre abuzimeve të rënda. “Të dashur bashkëqytetarë, secili prej jush nuk po vuan vetëm nga virusi, siç po vuan në fakt e gjithë bota, por mbi të gjitha po vuani nga një Qeveri e korruptuar dhe një Kryeministër i dështuar. Në emër të Partisë Demokratike, i bëj edhe njëherë thirrje prokurorisë që të dalë nga karantina, ku e mban prej vitesh kjo Qeveri. SPAK ka mjaftueshëm fakte të çojë para drejtësisë hajdutët e qeverisë që pasurohen si të babëzitur, kur shëndeti, jeta dhe mirëqënia e qytetarëve janë në rrezik”,- deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME