Categories Lajme

PD publikon listën e qarkut Vlorë, në garë për deputet 39 kandidatë,mungojnë emrat e dy ish deputetve

Janë zbardhur emrat që PD e Vlorës do të votojë sot si kandidatë të mundshëm për deputetë. Ajo që të bie në sy është mungesa e emrit të Agron Shehajt, dhe Dashamir Tahiri si i vetmi person që përfaqëson partinë came  në këtë qark. Vlora është qarku ku pritet të kandidojë dhe kreu i qeverisë Edi Rama, ndërsa në zgjedhjet e fundit socialistët kanë arritur që të sigurojnë 8 mandate në këtë qark, duke marrë një fitore të thellë.

Deklarata e PD-së: Vlora, një qark me 12 mandate deputetësh do të votojë të dielën për 39 kandidatë potencialë për deputetë. Demokratët kanë të drejtë të votojnë në bllok për të gjithë ose të kontestojnë një kandidaturë. Më poshtë emrat sipas degëve të Qarkut Vlorë në procesin që është vlerësuar si një ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit.

Dega Vlorë: ALTA HALUCI;  ATIRD HOXHA; BUJAR LESKAJ; EDMOND FETAHU; ENEIDA VERA; EREMAL ARAPI; FATION VEIZAJ; HYSNI SHARRA; ILVA LAMAJ; JULIANA XHINDOLI; KRESHNIK ALIMERKO; LILJANA ELMAZI; LORENC DANAJ; MARTIN GEGA; NADA DAULLJA; NADIRE MEÇORAPAJ; PIRO AHMETAJ; SAEMIRA SHASKA; VULLNET KARALLIU.

Deget Delvinë dhe Himarë: AFERDITA DHIMOJANI (HIMARË); ARJAN DHIMERTIKA (HIMARË); ERVIS ILJAZI (DELVINË); JULIAN ZOTO (DELVINË); NDRICIM MEHMETI (DELVINË); SAVO PRIFTI (HMARË); VLADIMIR KUMI (HIMARË).

Dega Sarandë: ILIR NIKOLLI; IRINI NACI; JOLIO DINE; KLAUDIJA BAJRAMI; KRESHNIK BOZHO; SHPETIM AHMETI; SKERDILAJD SULOZEQI; ZANA PIRO

Dega Selenicë: AJEN GRABOVA; GEZIM ADEMI; LEONARD RAKIPAJ; PERPARIM SHAMETAJ; REZARTA BEQIRI. Votimi i kandidatëve nga anëtarësia ka përfunduar në degët e PD në 7 qarqe: Kukës, Dibër, Gjirokastër, Berat, Shkodër dhe Lezhë, Elbasan, ndërsa sot po votohet në Qarkun e Durrësit. Procesi është konsideruar si një risi për politikën, një proces rrit demokracinë e brendshme në PD dhe tregues për mënyrën  sesi do të qeverisë nesër forca më e madhe e opozitës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë plotësisht aksin Gramsh-Kukur

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë Reshjet e shumta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kontrolle blic në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, zbulohen PS4, USB dhe pajisje elektronike

Mëngjesin e kësaj të diele janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas Nikoll Radaçit një tjetër shofer me shpejtësi dhe i dehur në timon, momenti kur përplas patrullën e policisë në zonën e ish-kënetës

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit ditën e djeshme, pasi rezultoi i dehur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME