Categories Lajme

Pd Sarandë kërkon më shumë kujdes për vitin mësimor që nis nesër

Pd Sarandë kërkon më shumë kujdes për vitin mësimor që nis nesër . Kryetari i kesaj force politike  Hariz Mëma beri këtë deklaratë per mësuesit prindërit dhe nxënësit

URIM DHE THIRRJE PËR VITIN E RI SHKOLLOR Të dashur fëmijë, nxënës e gjimnazistë në rrethin e Sarandës dhe gjithë vendin, ju uroj shumë suksese për vitin e ri shkollor 2020-2021! Ky vit shkollor është jo normal për shkak dhe të virusit, ndaj fëmijët e klasave të para veçanërisht duan kujdes të jashtëzakonshëm, për shkak dhe të specifikave të moshës. Përshtatja e dhe kujdesi i tyre kundrejt COVID 19 është primare. Fëmijët janë e ardhmja e vendit tonë, fatet e së ardhmes së Shqipërisë jeni vetë ju nxënës të dashur. Shkolla është një vlerë që do ju vlejë për të gjithë jetën. Përpiquni të punoni fort, për arritje të suksesshme. Është detyra juaj.

Të dashur mësues! Fëmijët e nxënësit janë nën petkun e punës tuaj. Kur bëhet fjalë për shkollën, flasim për fatin e vendit tonë. Ndaj shkolla duhet të përgatisë dhe të edukojë qytetarë të mirë dhe njerëz të aftë për t’u përballuar me sfidat e jetës. Bëjini nxënësit tuaj të kuptojnë dijen, me qëllim që ta kthejnë atë në aftësi. Është detyra juaj. Të dashur prindër! Bashkëpunoni ngushtësisht me mësuesit e fëmijët tuaj, për të arritur synimet që ju keni për të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe vendit. Bëhuni sa më shumë pjesë e shkollës, sepse këshilla juaj është ndihmë dhe detyrim për drejtorinë përkatëse. Merrni masa sa më të vlefshme për fëmijët tuaj sa i përket masave anti COVID. Mbrojtje dhe vetëm mbrojtje. Thirrje Drejtorisë Arsimore Sarandë! Në keto ditë fluksi duhet me çdo kusht që masat të jenë strikte dhe rigoroze sa i përket menaxhimit të punës me nxënësit, masat anti COVID duhet të jenë absolute. Distanca, higjiena dhe masat mbrojtëse duhet të jenë kryefjala e gjithë procesit. Është detyrim absolut ligjor dhe moral juaji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME