Categories Lajme

PD: U dogjën dokumentet e tenderave sekretë, reagon ministria e Shëndetësisë: Incident nga një punonjëse

Në një dalje nga selia e PD-së, ish-deputeti i kësaj partia, Bardh Spahia tha se ministria e Shëndetësisë ka djegur dokumentet që kanë lidhje me tenderat sekretë.

“Për disa ditë me radhë, u provuam shqiptarëve me fakte dhe të dhëna të pakundërshtueshme, se Qeveria po vidhte me tendera sekret në këtë periudhë epidemie, kur gjendja ekonomike e shqiptarëve përkeqësohej çdo ditë. Qeveria heshti për këto vjedhje. SPAK-u po ashtu. Edhe më herët, ne kemi denoncuar se qeveria po e përdor heshtjen si strategji për të fituar kohë për fshehjen e gjurmëve të krimit dhe zhdukjen e provave. Ky krim është kryer përmes djegies. Aq shumë dokumente janë djegur në Ministrinë e Shëndetësisë brenda një dite, sa është aktivizuar sinjali antizjarr. ”

Spahia u shpreh se zjarri ka rënë në 15 Prill, në katin e katërt të goditën së Ministrisë së Shëndetësisë dhe nxori një e-mail që sipas tij e faktonte këtë gjë.

“E vërteta është kjo. Në datën 15 Prill, në orën 18:00, në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur dokumente. Pas rënies së alarmit për zjarr, rojet e godinës kanë konstatuar djegien e dokumenteve në katin e katërt të godinës.
Siç e shikoni, kjo nuk është fantazi e jona. Është një email zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit dhe djegien e dokumentave në katin e Zyrës së Prokurimeve, pikërisht atë që mohoi dje paturpësisht Ministrja e Vjedhjeve COVID, Ogerta Manastirliu.”

PD i bën thirrje SPAK-ut që të përfshijë në hetimin e tenderave sekretë të ministrisë së Shëndetësisë edhe djegien e dokumenteve më 15 Prill.

“Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK, të përfshijë në hetimin e kësaj çështje edhe djegien e dokumenteve më 15 Prill, siç e tregon ky e-mail zyrtar, si dhe fshehjen e të vërtetës nga Ministrja e Shëndetësisë, duke mohuar publikisht rënien e zjarrit.”

Ndërkohë, në lidhje me këto akuza ka reaguar edhe ministria e Shëndetësisë, duke e përgënjeshtruar dicka të tillë. Përmes një njoftimi për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se e-maili që publikoi PD, ka të bëjë me një tërheqje vëmendje drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse.

“Në përgjigje të akuzave të Partisë Demokratike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se nuk ka rënë zjarr në institucion. “Zbulimi” i bërë sot nga PD i referohet një emaili “tërheqje vëmendje” të para 26 ditëve, nga përgjegjësja për sigurinë në ministri, e cila i është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës më pas është marrë masë administrative.”  Ministria e Shëndetësisë shprehet se këto janë shpifje të PD-së që kërkon të manipulojë opinionin me histori djegie letrash në korridore.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hedh poshtë aludimet dhe shpifjet e PD, që kërkon të manipulojë opinionin me histori djegie letrash në korridore, kur e di i madh e i vogël se çdo dokument zyrtar ruhet në Protokollin e Ministrisë dhe të çdo institucioni. Duke bërë publik këtë email, i cili dërgohet rëndom nëpër institucione për t’u tërhequr vëmendjen punonjësve, PD ka demonstruar edhe një herë se protokollet e sigurisë dhe masat disiplinore në MSHMS, funksionojnë më së miri. Sikundër e kemi deklaruar që në krye të herës, Ministria e Shëndetësisë është e hapur për çdo hetim nga organet e drejtësisë. Njëkohësisht, i bëjmë në mënyrë të përsëritur thirrje PD që të ndalë fushatën e shpifjeve dhe të presë me durim fjalën e drejtësisë.”

E-maili i publikuar nga PD

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë vëllai i Arben Isarajt, ish-drejtorit të Transportit Rrugor

Është gjetur i pajetë Altin Isaraj, vëllai i Arben Isarajt ish-drejtorit të Transportit Rrugor, raporton…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina dhe Celim, rehabilitojnë lulishten Marigo Pozio në qytetin e Vlorës

Qytetarët e Vlorës do të kenë tashmë një hapësirë publike tërësisht funksionale për t’u argëtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet moti në mbyllje të 2024 dhe në nisje të vitit të ri?

Nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i së dielës! Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Sipas horoskopit e nesërmja do të jetë një ditë plot zjarr në sajë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ishte nisur nga Hamburgu për në Prishtinë, avioni me 155 pasagjerë bën ulje emergjente në Beograd

Një avion që ishte nisur nga Hamburgu i Gjermanisë për në Prishtinë, ka bërë një…

LEXO ME SHUME