Categories Lajme

Hidhet në treg 10 mijë lekëshi, kartmonedha e re me elementë të shtuar të sigurisë

Brenda verës Banka e Shqipërisë do të hedhë në treg prerjen e re 10 mijë lekëshe. Zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi shprehet se tashmë gjithçka është gati, ndërsa do të kartëmonedha do të ketë dhe element sigurie të shtuara. Banka e Shqipërisë ka nisur procedurat për hedhjen në treg të kartëmonedhës 10 mijë lekëshe. Me element të shtuar sigurie dhe me një material më rezistencë ndaj dëmtimit, prerja pritet të hidhet dalë në treg para shtatorit.

“Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshirë’ e një qëllim”, kjo pjesë e himnit kombëtar do të jetë e pasqyruar në kartëmonedhën 10 mijë lekëshe, në të cilën do të pasqyrohet dhe figura e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, por dhe simbolet e Flamurit Kombëtar. Zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi shprehet se dhe prerjet 500 dhe 2 mijë lekë do të jenë krejtësisht të reja.

“Ne presim që gjatë verës së këtij viti të vendoset që të hyjë në treg kartëmonedha me prerje 10 mijë lekë. Në vazhdim do të futen edhe kartëmonedhat e tjera. Nuk ka ndryshim, por vetëm një rikonfigurim të serisë të kartëmonedha të Shqipërisë. Në vazhdim sipas një kalendari të caktuar, kartëmonedhat do të futen në sistemin e qarkullimit të parave cash në mënyrë kalendarike.”

Banka e Shqipërisë njofton se do të merren masa për mbrojtjen nga falsifikimi i kartëmonedhave nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të elementeve të sigurisë dhe të kapacitetit dhe aftësive njerëzore të personelit. Ndryshe nga kartmonedhat e tjera të reja që janë hedhur apo do të hidhen në treg, 10 mijë lekshin akoma nuk ka një model se si do të jetë.  (Në foto kartomedha e re 1000 lekë)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME