Categories Lajme

Foto\ Bashkia e Vlorës ka deklaruar të hapur sezonin turistik

Bashkia e Vlorës ka deklaruar të hapur sezonin turistik, në një ceremoni dhe situatë të pazakontë. Kreu i bashkisë Dritan Leli u shpreh se Vlora është gati për të pritur pushuesit, por gjithmonë duke respektuar protokollet për sigurinë e shëndetit. Premtimet për një sezon të suksesshëm janë për t’u parë pasi nëse vetë takimi përurues i çeljes së sezonit u desh të organizohej nën masa të rrepta, pikëpyetja shtrohet, se sa staf do duhet për ta bërë të mundur këtë në çdo metër katror plazh të Vlorës?

“Të fillojmë nga sot një sezon turistik te suksesshëm, aq sa kushtet do të na lejojnë ta kemi”, tha Leli. Kreu i operatorëve të jugut të vendit, Vasil Bedinaj, kërkoi përfshirjen në draft të hapjes së plazheve dhe kufijve me rajonin. Problemi përveç frikës nga virusi dhe frikës a do vijnë pushuesit, mbetet gjetja dhe vlerësimi i stafit që do të përballet çdo minutë me pushuesit. Duhet ta kthejmë çelësin nga situata alarmante, e stresit dhe frikës, te një më shumë optimiste”, tha Bedinaj. Bashkia e Vlorës edhe pse në kushte kur asgjë nuk parashikohet dot, nuk ka nguruar të bëjë thirrje për pushuesit që të zgjedhin pikërisht Vlorën për të kaluar pushimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME