Categories Lajme

PD: Veliaj të mbajë përgjegjësi për shkollat e shkatërruara

Partia Demokratike ka akuzuar sot Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, si përgjegjësin kryesor të shkatërrimit të shkollave dhe gjimnazeve të Tiranës, që ai me bujë e me zhurmë ka pretenduar gjithë këto vite se i kishte rikonstruktuar me cilësi të lartë. PD e konsideroi krim korruptiv në ndërtim këtë që ndodhi dhe që e nxori zbuluar tërmeti i 26 nëntorit.

Ish-deputeti i PD, pedagogu Luçiano Boçi shkoi sot përpara gjimnazit “Sami Frashëri “ në Tiranë, të mbyllur pas tërmetit prej dëmtimeve që pësoi dhe deklaroi se gjimnazit duhej t’i vihej shiriti nga Policia “Mos kalo, skenë krimi” – duke i drejtuar gishtin e akuzës, kryebashkiakut Veliajt. “E shihni vetë, – tha Boçi, – atë që pushteti lokal dhe pushteti qendror iu ka bërë nxënësve të shkollës “Sami Frashëri”.

Sikurse ka braktisur këta nxënës, ashtu ka braktisur të tjerë nxënës në zonat e prekura nga tërmeti, në shkollat e dëmtuara ku ende nuk është vënë dorë dhe nuk ka inspektim të plotë të dëmeve; po kështu, janë braktisur me mijëra qytetarë sot të lënë mes katër rrugëve, mes shiut dhe në udhëkryqin e fatit të tyre të mbrapshtë pa asnjë mbështetje nga kjo qeveri. Siç e shihni, shkollës i është vënë dryni, kur në fakt duhet t’i ishte vënë shiriti i vendit të krimit. Ky është një krim korruptiv, ndërtimor që po përpiqet të fshihet në të gjitha format dhe mënyrat. Madje dhe shkarkimi i drejtoreshës militante është bërë për këtë arsye.

Mos të harrojmë që kjo shkollë është rikonstruktuar para një viti me bujë të madhe dhe me tam tame dhe me zhurmë, ku vetë Kryetari i Bashkisë ka ardhur dhe ka garantuar prindërit dhe mësuesit për sigurinë e ambienteve. Por situata mbrapa flet ndryshe. Nuk ka pasur dhe as siguri as për nxënësit dhe as për prindërit, madje mungon dhe transparenca që duhet të paraqesë bashkia e Tiranës për çertifikimin, kolaudimin, për projektin inxhinjerik dhe të drejtën e ndërhyrjeve në elementet kryesorë mbështetës të ndërtesës, e cila sot është e rrënuar dhe e pafrekuentuar nga nxënësit dhe mësuesit.

Fasada e propagandës nuk mund të mbulohet sepse realiteti është ulëritës dhe nuk e mbulon as Rama me ecejaket e tij dhe me batutat, me talljet që u bën qytetarëve, nuk e mbulon as Veliaj që fshihet pas gishtit të propagandës dhe në vend të fshihet pas gishtit të propagandës, do ta ftoja të vinte këtu që t’i jepte përgjigje pyetjeve: Kush mban përgjegjësi për situatën në shkollën “ Sami Frashëri”, që gjoja është rikonstruktuar? Kush mban përgjegjësi për shkollat e dëmtuara në Tiranë, “Emin Duraku”, “Petro Nini” etj dhe si u procedua për të nxjerrë firmën fituese që bëri rikonstruksionin?

T’i japë përgjigje pyetjes sa para janë harxhuar për rikonstruksionin dhe a mban bashikia përgjegjësi për situatën e shkaktuar në këtë shkollë dhe shkolla të tjera? Këtë duhet të bëjë kryetari i bashkisë dhe jo të përpiqet të mbulojë gjurmët e krimit korruptiv dhe ndërtimor që kemi mbas nesh. Boll me propagandë, përgjegjësitë t’i marrin ata që kanë kryer krimin e korrupsionin dhe t’i japin llogari qytetarëve.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME