Categories Lajme

PD Vlorë vazhdon fushatën në një prej lagjeve më të mëdha të Vlorës, 24 Maji!

Shqipëria fiton- Vlora fiton. Dje më dt. 28.01.21 zhvillova dy takime të ndryshme me anëtarët, simpatizantët e PD dhe banorët e një prej lagjeve më të mëdha të Vlorës, 24 Maji! Në zgjedhjet e 25 prillit do të fitojë Shqipëria!

Në zgjedhjet e 25 prillit nuk do të përcaktohet se kush do të qeverisë Shqipërinë, por do të vendoset kthimi i Shqipërisë shqiptarëve. Në 25 prill nga vota jonë vendoset fundi i sektit abuziv të Rilindjes në kurriz të shqiptarëve. Partia Demokratike nuk lufton të marrë pushtetin për hir të pushtetit!

Ne duam pushtetin për të ndërtuar një Shqipëri që do t’u shërbejë të gjithë shqiptarëve, pa paragjykuar bindjet e askujt. Për këtë arsye ne si Parti Demokratike do të jemi shërbestarët e parë e të përkushtuar të popullit.

Në 25 prill votojmë masivisht, për t’i kthyer normalitetin atdheut.

Sepse vota jonë do të ndajë të Mirën nga e Keqja! Historia e kombit tona na ka treguar se në momente të vështira, njerëzit e përgjegjshëm nuk pyesin se çfarë mund të përfitojnë nga vend i tyre, por vendosin se çfarë do t’i ofrojnë atdheut të tyre. Dhe Partia Demokratike e ka dëshmuar këtë.

E dëshmoi me programin ekonomik që prezantoi kryetari Basha dhe që përmban atë që Shqipërisë i ka munguar në këto tetë vite: PËRGJEGJSHMËRINË, TRANSPARENCËN dhe LLOGARIDHËNIEN!

Ne do të fitojmë për qytetarët vlonjatë, për Vlorën dhe Shqipërinë! Ne do të fitojmë nga puna, programi ynë progresist, nga përkushtimi i përbashkët Vlora fiton, Shqipëria fiton! Bujar Leskaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME