Categories Lajme

Pedagogët drejt bojkotit / Ja çfarë do të ndodhë sot në auditoret e universiteteve

Sot do të nisë viti i ri akademik. Por ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë pedagogët do të jenë në protesta, të cilët kërkojnë rritje pagash.

Në një lidhje direkt me Vizion Plus, pedagogu Ervin Goci tha se stafi akademik do të paraqitet në auditor për të pritur dhe orientuar studentët e rinj. Dhe këtë do e bëjnë pasi sipas tij është një e drejtë morale e tyre.

“Ideja është që ne do presim studentët e rinj sepse studentët e rinj nuk duhet të shohin pedagog të zymtë. Ne kemi të drejtën morale për të orientuar se çfarë do ndodh në vazhdim. Ideja nuk është për të vrarë studentët por për të gjetur në rrugë të përbashkët me institucionet”, tha Goci.

Ai shtoi më tej se janë rreth 600 pedagogë që kanë dalë në protest dhe pritet që këtyre t’u bashkohen edhe të tjerë.

Goci u shpreh se problematikat janë bërë publike nga sindikatat por nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse.

Ai e cilëson pagën e pedagogut si të rëndomtë.

Ka një konsesus të gjerë. Kur dalin rreth 600 pedagogë, por do dalin e të tjerë sepse nuk do e sabotojnë një kauzë të tillë.

Është sindikata ajo që ka marrë iniciativën dhe ka thënë problematikat, por nuk ka asnjë reagim. Ka vetëm një deklaratë për dialog por pse tani. Ka arritur një pikë ku paga e pedagogut është e rëndomtë. Pedagogu duhet parë ndryshe. Unë me pagën tim paguaaj libra, kërkimet shkencore”, tha Goci.

Rritja e fundit sipas pedagogut është bërë që në vitin 2004.

Në 2004 ka qenë rritja e fundit e pagave. Më pas ka pasur indeksime ose rritje të vogla 40-50 mijë lek plus”.

Goci tha se qeverisë nuk i është kërkuar rritja direkt me 50%.

Nuk i është kërkuar qeverisë 50% direkt. Është kërkuar të bëhet një plan për dy apo tre vjet. Ne nuk jemi administratë publike, ne jemi publik i vogël, i cili duhet parë në specifikën e vet. Në këtë rast duhet kuptuar gjendja e univeristetit, duhet që gjithësecili të protestojë nga prespektiva e vet.

Ne e kemi arsyen sepse mua më duhen 70 mijë lek kosto për libra në muaj. Sepse një pedagog që nuk lexon për mua nxjerr idiot”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME