Categories Lajme

Pelegrinazhi në Tomorr, ngrihen çadrat e para në malin e shenjtë të bektashinjve

Në Malin e Tomorrit nisi pelegrinazhi 5 ditor i festës së Abaz Aliu që çdo vit mbledh atje deri në disa mijëra besimtarë. Ata kryejnë ritet fetare në malin e cilësuar të shenjë e bëjnë kurban duke u lutur për shëndet e mirësi në familje. Pelegrinët e parë në Malin e Tomorrit kanë mbërritur. Pranë Teqesë së Kulmakut po ngrihen çadrat ku do të akomodohen. Ata kanë udhëtuar mijëra kilometra nga nga anembanë Shqipërisë. “Po vendosim çadrën atje, është vend i shenjtë. Vimë gjithnjë këtu, Zoti të na e bëjë kabull”.

20 gushti shënon nisjen e ditëve të Abaz Aliut që kremtohet me pelegrinazhin 5 ditor në malin që bektashinjtë e cilësojnë të shenjtë. “Më duket sikur jam shumë më i lehtë, shumë më i gëzuar çdo vit që vij.” Kryejnë ritet fetare në varrin e shenjtorit Abaz Ali, e bëjnë kurban duke u lutur më shumë shëndet dhe mirësi për familjet e tyre. “Sa erdhëm bëmë ato adetet.” “Mirësi dhe lumturi, harmoni në familjet e tyre!”

Por për të mbërritur deri në Kulmak nuk është e lehtë. “Përmirësim kishte, por rruga duhet të jetë më e mirë. Asgjë tjetër nuk i pengon për të ardhur këtu.” Në fakt janë tre rrugë që të çojnë drejt Teqesë. Por aksi Pronovik-Novaj-Teqe sipas policisë është i rrezikshëm. Ndaj policia orienton pelegrinët të udhëtojnë në rrugën Berat- Çorovodë-Gjerbës-Kulmak.

“U tërheqim vëmendjen të gjithë drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes. Mos të drejtojnë mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike pasi policia rrugore nuk do të tolerojë.” 300-400 mijë pelegrinë pritet të qëndrojnë në majën e Tomorrit gjatë ditëve të Pelegrinazhit që kulmin e arrin më 23 gusht. Organizatorët thonë se kanë marrë të gjitha masat për garantimin e ujit të pijshëm, energjisë dhe sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME