Categories Kuriozitete

Pema bie mbi kalimtarët, shpëtojnë mrekullisht (Shikoni videon)

Autoritetet lëshuan alarmin “portokalli” në Stamboll pas stuhive dhe erërave të forta që përfshinë të hënën qytetin më të populluar të Turqisë. Erërat që arritën shpejtësi 40 dhe 65 kilometra në orë rrëzuan pemët në tokë por fatmirësisht nuk janë raportuar viktima.

Dhe ky është momenti kur një pemë u rrëzua në rrugë në momentin që aty po ecnin tre kalimtarë. Asnjë prej tyre nuk u lëndua ndërsa u dëmtuan dy makina. Momenti u kap nga kamerat e sigurisë, ku kalimtarët shpëtuan për një fije peri. Video tregon momentin kur ata u larguan të tmerruar për ti shpëtuar goditjes së degëve të pemës.

Meteorologët paralajmëruan se erërat do të rriten me intensitet deri të martën, duke arritur shpejtësinë 50-80 kilometra në orë. Autoritetet kanë paralajmëruar vendasit të tregohen të kujdesshëm ndaj rënies së pemëve dhe tjegullave të çatisë, si dhe shenjave rrugore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME