Categories Lajme

Pendohen gjyqtarët e Lartë/ Fullani, Qirjako dhe Musakaj kërkojnë të kthehen në drejtësi pas 15 vitesh

U dorëhoqën nga sistemi i drejtësisë duke shmangur vetting-un duke mbetur kështu jashtë sistemit pa statusin e magjistratit për 15 vite, te ish gjyqtarët e lartë kërkojnë të mbeten gjyqtarë. Report Tv ka siguruar objekt padinë ku-ish gjyqtarja Arjana Fullani, Evelina Qirjako dhe Aleksandër Muksaj kërkojnë nga Kolegji Apelimit të mos i lërë jashtë sistemit për 15 vite.

Sipas ligjit të vetting kush shkarkohet apo largohet me vullnet nga detyra me dorëheqje duke përfituar pagesën kalimtare dhe duke mos iu nënshtruar vetting-ut, mbetet jashtë sistemit për 15 vite. Por këto padi tashmë depozituar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit tregojnë se ish-gjyqtarët kanë ndërruar mëndje ose nuk e kanë llogaritur edhe këtë pasojë.

Pas padive me anë të shortit janë caktuar trupat gjykuese të cilat do të shqyrtojnë këto kërkesa dhe më pas zhvillimin e seancave publike nëse do të vendoset të mbahen. Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 40/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Fullani kundër vendimit nr. 186, datë 23.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Për kërkesën e ish gjyqtares së lartë Fullani është caktuar relatore kryetarja e Kolegjit të Apelimit Natasha Mulaj, dhe kryesuese Alban Shtylla me trup gjykuese ish-kryeprokuroren Ina Rama, anëtarët Rezarta Schuetz, Sokol Çomo. Ankimin e ish-gjyqtares Evelina Qirjako për të pasur të drejtën të rikthehet gjyqtare pas 15 viteve do ta shqyrtojnë si kryesues:  Sokol Çomo, Relator: Luan Daci, anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz.

Ndërsa për ish-gjyqtarin Aleksandër Muskaj me short janë përzgjedhur, Kryesuese Natasha Mulaj, Relator Sokol Como, anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schueltz. Këto padinë janë të parat ku ish gjyqtarët si në rastin e Fullanit, Qirjakos e Muskajt kërkojnë të ruajnë statusin e magjistratit për t’u rikthyer në sistem.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME