Categories Lajme

Për herë të parë në historinë e tij, Liqeni i Ohrit pasurohet me 1.5 mln rasate të koranit

Mbi 1.5 milion  rasate të Koranit janë hedhur në ujerat e liqenit të Ohrit në Pogradec me qëllim shtimin e atij që njihet si një prej specieve më të rralla të peshkut.

Një lajm i tillë e ka bërë të ditur kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili vuri theksin se një gjë e tillë është bërë për herë të parë në historinë e tij. Kreu i qeverisë sqaroi se prodhimi i rasatit të koranit është bërë në qendrën e Linit.

“Tanimë trashëgimi botërore e shpallur dhe mbrojtur nga UNESCO, Liqeni i Ohrit për herë të parë në historinë e tij, u pasurua me mbi 1.5 milionë rasate të koranit. Prodhimi i rasatit u bë në qendrën moderne të Linit, me kontribut të qeverisë shqiptare, nën drejtimin e Bled Çuçit. Procesi do të vijojë gjatë gjithë muajit tetor, ndërkohë që një program investimesh buzë liqenit, do të hyjë në fazën e realizimit”, shkruan Rama.

Një nismë e tillë vjen për shkak se Korani është ndër peshqit më të rrezikuar si pasojë e peshkimit pa kriter në çdo periudhë të vitit,.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME