Categories Lajme

Për herë të parë që pas pandemisë, rritet përsëri çmimi i naftës në vend

Çmimet e naftës në vend janë rritur me 6-8 lekë ditët e fundit, duke shënuar rritjen e parë që kur filloi pandemia. Në pikat e tregtimit të Kastrati, më i madhi i shumicës dhe i pakicës në vend, një litër naftë shitet me 156 lekë, nga 148 lekë më parë.

Edhe Eida Petroleum, i dyti më i madh në vend ka rritur çmimet në pothuajse të njëjtat nivele (155 lekë). Në disa pika tregtimi më të vogla, nafta tregtohet ende midis 144 dhe 150 lekë.

Që nga muaji mars, kur çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare ranë me shpejtësi (deri në nivele negative), si rrjedhojë e rënies së konsumit nga kufizimet e pandemisë, edhe në vend nafta shënoi trend rënës, me rreth 25-30 lekë lekë për litër.

Nga mbi 180 lekë, që ishte në shkurt, çmimet e naftës zbritën poshtë 150 lekëve (midis 144-148 lekë).

Operatorët e tregut pohojnë se tendenca e fundit rritëse lidhet me shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Çmimi i Naftës në Londër u rrit në mbi 60 dollarë për fuçi për herë të parë në më shumë se një vit, duke treguar një rimëkëmbje nga ndikimet e periudhës së pandemisë, e cila detyroi globalisht bllokimin e ekonomisë.

Aktualisht çmimet kanë një prirje për lart ndërsa rafinuesit po rrisin gradualisht normat e përpunimit për të përmbushur kërkesën e shtuar të produktit.

Marrëveshja historike e ndërprerjes së prodhimit nga OPEC + ka dhënë një ndihmesë të madhe. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vlerëson se Rezervat globale janë zvogëluar me rreth 300 milion fuçi, që kur grupi bëri reduktime të thella në muajin maj. Ndërkohë, furnizimi i reduktuar dhe një nxitje e kërkesës e drejtuar nga vaksinat e Covid-19 kanë ndikuar në ngritjen e kurbës së çmimeve të naftës, e cila inkurajon më shumë zbrazjen e depozitave.

Kina ka qenë një faktor kryesor i rimëkëmbjes së tregut, ndërkohë që kërkesa e Indisë është kthyer pothuajse në nivelet e vitit të kaluar. Shkurtimi i prodhimit të Arabisë Saudite jep më shumë besim në aftësinë e OPEC + për të menaxhuar furnizimin.

Konsumi i karburanteve i dobët, por importet arritën në nivele rekord

Të dhënat e INSTAT tregojnë se konsumi i karburanteve në vend ka qenë i dobët, sidomos në periudhën e karantinës dhe kufizimit të lëvizjeve. Në mars dhe në prill, konsumi u tkurr me mbi 30%, ndërsa vijoi të mbetej në territor negativ edhe në verë, duke u tkurrur me 12% në gusht, si rrjedhojë e numrit të ulët të turistëve. Konsumi u rimëkëmb vetëm në tetor, duke u rritur me 3% në krahasim me të njëjtin muaj të 2019-s.

Ndonëse konsumi ka rezultuar i dobët, importet e karburanteve kanë qenë relativisht të larta, duke ndihmuar në krijimin e rezervave të blera me çmim të ulët. Sipas Ministrisë së Financave, për 10 mujorin, importi i karburanteve u rrit me gati 2%, duke arritur në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, në mungesë edhe të prodhimit vendas, pas mosfunksionimit të rafinerisë së Ballshit. Burimi: Ministria e Financave Marrë nga Monitor.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME