Categories Lajme

Për mazhorancën s’ka zgjedhje të parakohshme, Gjiknuri: Ka shumë çështje të pazgjidhura

Duket se mazhoranca është e vendosur për të mos shkuar në zgjedhje të parakohshme, ashtu siç pretendon opozita. Damian Gjiknuri në përfundimit të tryezës për reformën zgjedhore u pyet për afatet e këtij komisionit, të cilat përfundojnë në 15 mars. Ai tha se në tavolinën e diskutimit ka shumë çështje të pazgjidhura, por e rëndësishme është dakordësia politike.

Gjiknuri: Ka shumë çështje të pazgjidhura në tavolinë, por mos e shikoni 15 marsin si një datë që ne duhet të kemi draftin. Në 15 mars është e rëndësishme që të kemi dakordësi politike për të gjitha çështjet. Do ishte mirë që në 15 mars ti kishim të gjitha gati, por nëse ne kemi një dakordësi për të gjitha çështjet që kemi debate, për mua është sukses i arritur. Ne kemi një vit e ca nga zgjedhjet e radhës, kështu që kemi kohë të mjaftueshme për të përgatitur zgjedhjet siç duhet.

Sa i takon financimit të partive, Gjiknuri tha se kanë rënë dakord për financim miks të partive politike.

Gjiknuri: Çështja e ligjit të partive politike dhe financimit të tyre do të dojë më shumë kohë. Por besoj se këtu palët nuk do të kenë ndarje. Do adresojmë çështjet që janë të nevojshme në kodin zgjedhor dhe pjesa e financimit mund të marrë më shumë kohë. Parimi është që jemi për financim miks, na vjen mirë që edhe PD ka hequr dorë nga financimi 100% publik, problemi është të gjejmë një shifër të pranueshme, një balancë mes kontributit shtetëror dhe atij privat.

Ajo që ka rëndësi është që janë futur elementë të tjerë garancie që ishin edhe në ligjin e propozuar nga PD, monitorim më i imët, raportimi nga palët e treta, monitorim nga palët e treta, futja e tyre në proces, vendosja e një kufiri jo më shumë se 50 mijë lekë që është i detyruar të bëhet në bankë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME