Categories Lajme

Për rrugën e shembur, 1.6 mln euro/ Kosto për rrugën e Borshit që iu shemb “Salillarit”

Rreth 200 milionë lekë apo 1.6 milionë euro është kostoja shtesë që do të duhet për të rikonstruktuar rrugën e Borshit, e cila u dëmtua pak ditë më parë duke u bërë pengesë për qarkullimin e mjeteve dhe banorëve. Është kjo shifra që ka dhënë zv. drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erion Koka, sipas të cilit ky dikaster po kryen të gjitha procedurat e verifikimit të problematikës.

Ky aks u ndërtua në fund të vitit 2011 dhe duhej të mirëmbahej nga kompania “Salilarri”, e cila ka marrë deri më tani 13.7 milionë euro. “Borsh sapo janë konstatuar shenjat e para ne e kemi marrë në monitorim. Kemi marrë masa të menjëhershme me sinjalistikë provizore për vazhdimësinë e qarkullimit. Sipas verifikimit të dokumentacionit kjo rrugë është dorëzuar në 2011, pas kësaj është futur në një projekt të BB që ne kemi këtu.

Edhe më parë ka pasur rrëshqitje dhe nga firma është vazhduar me mirëmbajtjen e herëpashershme, rikonstruksioni i fundit për paketat asfaltike. Çedimi që kemi në këtë rast duket se është një rrëshqitje masive prej 100 metra dhe jemi duke bërë llogaritjet, nga ajo që kemi parashikuar do të duhen rreth 150 deri në 200 milionë lekë të reja, mbetet për t’u parë pasi të bëjmë projektin e zbatimit.” Por, rruga e Borshit nuk është e vetmja që u dëmtuar nga reshjet e shiut. Loti i parë i segmenti Çorovodë-Përmet i ndërtuar po nga kompania Salillari për 1.2 miliardë lekë ka pësuar dëmtime në shtresën e asfaltit. Për këtë aks, Koka jep këtë shpjegim.

“Sipas dokumentacionit firma ka zbatuar projektin, ka dhe një vendim të Këshillit Teknik mbi një rezervuar që ndodhet mbi pjesën e rrugës që ka shkaktuar edhe rrëshqitjet. Duhet të thellojmë më tepër hetimin për të mësuar se çfarë ka ndodhur për të gjykuar më saktë mbi problematikën. Kemi nxjerrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm mbi zbatueshmërinë e projekteve. Edhe rruga Çorovodë-Përmet është brenda garancisë së defektit. Jemi në kushtet kur duhet të bëjmë një përmbledhje të fundit të fakteve.”

Erion Koka shpjegon se me përmirësimin e kushteve të motit Autoriteti Rrugor Shqiptar do të thellohet dhe do të nisë gërmimet në këto akse të dëmtuara për të dhënë një raport përfundimtar për fajtorët dhe shkaqet e ndodhura. Paralelisht, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ndërkohë verifikimet për rrugën e Borshit dhe pritet të publikojë së shpejti edhe problematikat e aksit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Preka fundin…”/ Ish-banorja e BBV 5 rrëfen momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, ka qenë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME