Categories Lajme

PËRCAKTIMI I ZONAVE NATURA 2000 NË EKOSISTEMIN VJOSË-NARTË-PISHË PORO

Në kuadër të përcaktimit të vendndodhjeve (site) potenciale për të qenë pjesë e rrjetit Natura 2000 brenda ekosistemit Vjosë-Nartë-Pishë Poro, PPNEA së bashku me përfaqësues të Adzm Vlorë organizuan një monitorim për mbledhjen e të dhënave mbi praninë e lundërzës apo të çakallit, të cilët janë të përfshirë në Direktivën Evropiane të Habitateve.

Vrojtimi u përqëndrua në pjesën jugore të zonës së mbrojtur, e cila përfshin lagunën e Nartës dhe zonën e Akërnisë. Nëpërmjet kësaj ekspedite, grupi kërkimor arriti të gjenerojë fakte mbi prezencën e lundërzës si gjurmë, jashtëqitje, apo mbetje ushqimore. Akoma më tej, u arrit që të identifikoheshin edhe gjurmë të çakallit. Nga bisedat me banorët lokal ekipi ynë mblodhi të dhëna mbi prezencën e ujkut në zonë, e cila u vërtetua edhe nëpërmjet gjetjes së një individi të aksidentuar, çfarë përbën një gjetje të pazakontë duke marrë në konsideratë ekologjinë e këtij lloji. Ky aktivitet u financua nga Bashkimi Evropian dhe Fondacioni EuroNatur.

Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME