Categories Lajme

Përcillet për në banesën e fundit 10-vjeçari shqiptar

U shua të dielën si pasojë e leuçemisë Në orën 14:30 të kësaj të mërkure do të përcillet për në banesën e fundit Enea Hyseni, 10-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili u shua të dielën si pasojë e leuçemisë. Shërbimi funeral do të mbahet në kishën e Roccavione, në Cuneo të Italisë fqinje.

Enea ndodhej i shtruar në një spital të Torinos që prej fundit të Dhjetorit të vitit që lamë pas. Gjendja e tij mësohet se u përkeqësua papritur. Sipas mediave fqinje, ai ishte në klasë të pestë, në institutin Sebastiano Grandis.

Në funeral mësohet se do të marrin pjesë shokët e shoqet e tij të klasës, si dhe bashkëmoshatarë të shoqëruar nga mësueset. Humbja e të voglit ka tronditur komunitetin në Borgo dhe Roccavione, ku Enea jetonte me familjen e tij, prindërit dhe vëllain 15-vjeçar./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME