Categories Lajme

Përcillet për në banesën e fundit 29-vjeçarja në Durrës

Sot Ardita Hersi Muça do të mbushte 29 vjeç, po familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën dhe e kanë përcjellë për në banesën e fundit në Shkallnur të Durrësit.

Familjarët e saj kërkojnë drejtësi, ndërsa dyshojnë se mjekja gjinekologe që e ka ndjekur gjatë shtatzënisë dhe me të cilën ka kryer lindjen nuk e ka kryer si duhet detyrën e saj. Ata e akuzojnë atë për neglizhencë dhe pakujdesi. Familjarët thonë se shkaku i v dekjes së Arditës siç u kanë thënë mjekët në spitalin e Durrësit ka qenë pikërisht tromboza, po Ardita nuk ishte trajtuar gjatë shtatzanisë apo pas lindjes së djalit me hollues gjaku.

Gjithsesi edhe familjarët janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore që do të hedhë më shumë dritë mbi vdekjen e 29-vjeçares që la pas dy fëmijë, një vajzë dhe djalin e porsalindur.

Sipas mjekëve, gratë shtatzëna dhe lehona kanë një rrezik të lartë për të bërë tromboza pasi gjaku i tyre mpikset më shumë se normalja dhe kjo është e nevojshme për të ulur mundësinë e gjakderdhjes gjatë shtatzënisë dhe lindjes.

Po kjo tendencë mund të rrisë rrezikun e formimit të mpiksjeve të mëdha të gjakut. Ky rrezik bëhet edhe më i madh në prani të faktorëve të tjerë, të trashëguar ose të fituar, dhe në rast se nuk trajtohen çojnë në tromboza fatale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME