Categories Lajme

Përdhunoi 15-vjeçaren në qendrën tregtare në Britani, arrestohet shqiptari

Policia në Angli ka arrestuar Rufat Kasamaj, 36-vjeç i akuzuar se ka përdhunuar një 15-vjeçare në një qendër tregtare të njohur në Westfield Stratford në Londër. Kasamaj është vënë pas hekurave pasi kishte vënë në shënjestër 15-vjeçaren e cila ishte në gjendje të dehur. ‘The sun’ raporton se ai e ka marrë vajzën nga qendra tregtare, e ka dërguar në një rrugicë të izoluar e më pas e ka përdhunuar.

Adoleshentja ishte fillimisht me miqtë e saj në lokalin Bat and Ball. Asaj i kishin shërbyer alkool pavarësisht se ishte e mitur. Rreth orës 22:30 të datës 4 shtator 2021, teksa ajo ishte “nën efektin e alkoolit” u afrua nga Kasamaj, i cili u kap nga kamerat e sigurisë duke e vëzhguar.

Prokurori Tim Forster i tha Old Bailey: Ajo i tha shqiptarit se kishte humbur miqtë e saj dhe ai u përpoq t’i jepte siguri. Ai i tha asaj se do ta ndihmonte të kthehej në shtëpi por bëri krejt të kundërtën. Ai filloi të fuste dorën në pjesën e pasme të dollakës së saj, gishtin në vaginë, ajo i tha se ishte 15 vjeçe, por ai vazhdoi ta bënte atë në mënyrë agresive në mënyrë që i shkaktoi dhimbje.

Ai vazhdoi: “Që nga momenti që ai e ndihmoi të ngrihej në këmbë, pothuajse gjithmonë e mbante atë me trup, madje duke e drejtuar atë përtej një ndenjëse kur ajo donte të ulej. Ai mund të shihet me dorën e tij në pjesën e pasme të saj.

Më pas ata ishin jashtë shikimit nga kamerat CCTV për 20 minuta të tjera, në atë moment ai e përdhunoi atë pavarësisht se ajo qante dhe lutej “të lutem mos më lëndo”.

Shqiptari u deklarua fajtor për akuzën e përdhunimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME