Categories Lajme

Përdorën qendrat e masazhit për prostitucion, dërgohen në gjyq dy vëllezërit

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim, Mario dhe Andi Roshin, vëllezër, administratorë të 2 qendrave masazhi, të cilët rekrutonin femra për për t’i punësuar si masazhatore, por mw pas i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Ndaj vëllezërve Roshi rëndon akuza e “Pastrimit të parave” kryer në bashkëpunim.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq vëllezërit M.R. dhe A.R. nën akuzë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve të procedimit penal nr.1789 të vitit 2021, rezulton se këta shtetas, janë arrestuar si administratorë të qendrave të masazhit, pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore dhe i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës dhe përfitimet i ndanin me njëri – tjetrin.

Nga hetimet prokuroria provoi se pasuritë e tyre, nuk justifikohen nga të ardhurat dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale. Për këtë arsye me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme të cilat nuk justifikohen nga të ardhuar e ligjshme të siguruara ndër vite:

‘Apartament’ me sipërfaqe 106.4m2, rruga ‘Hoxha Tahsin’;

‘Post Parkimi’ me sipërfaqe 41.2 m2 në Tiranë; dhe

Tre automjeteve tip ‘Benz’, ‘Volkswagen’ dhe ‘Scoda Octava’.

Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi dërgimin në gjyq për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për dy të pandehurit”- njoftoi prokuroria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në mes të detit i vetëm për 95 ditë, historia e pabesueshme e peshkatarit që s’e humbi kurrë shpresën

Një peshkatar peruan, Máximo Napa Castro, u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se mbajti pa dëshirë në banesë 15-vjeçaren dhe e ngacmoi, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Policia në Tiranë njofton se ka arrestuar një 27-vjeçar. Ai dyshohet se ka mbajtur pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kontrabandë me vlerë 50 mijë euro, arrestohen dy drejtuesit e autobusit në Portin e Durrës

Policia ka vënë në pranga dy drejtues të një autobusi në Portin e Durrësit, të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ishte në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 45-vjeçari

Policia e Kukësit ka finalizuar operacionin e koduar “Kroi”, duke arrestuar një 45-vjeçar të shpallur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë \ 17-vjeçarja konsumoi medikamente në banesë ! Dërgohet në Tiranë për trajtim të specializuar

  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një adoleshente 17-vjeçare ka…

LEXO ME SHUME