Categories Lajme

Përdorte 4 identitete të ndryshme, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në një fshat të bashkisë Predaia. Gjatë kontrolleve rutinë të policisë, 35-vjeçari, i cili po ecte në këmbë u ka dhënë atyre një pasaportë shqiptare ku kishte edhe lejen e udhëtimit në Itali. Megjithatë si pasojë e dyshimeve që kishin karabinierët, gjatë kontrollit të fotografisë së tij të pasaportës, rezultoi se i riu kishte përdorur 4 identitete të ndryshme kur ishte ndaluar herët e tjera.

Ai ishte arrestuar në 2017-ën nga policia në kufirin italo-francez për krime kundër pronës dhe ishte dëbuar për në Shqipëri. Por pavarësisht kësaj, shqiptari duke përdorur një pasaportë me identitet të falsifikuar, u kthye sërish në Itali kur nuk ishin mbushur afatet 10-vjeçare pas dëbimit nga Italia. Tashmë atij do t’i duhet të vuajë dënimin me 9 muaj burg për shkeljen e ligjit të emigracionit pas dëbimit nga një shtet i BE. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku qëndronte me disa shqiptarë të tjerë, policia gjeti sasi të vogla kanabisi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME