Categories Lajme

Përfaqësues të forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë, Protestë në heshtje në nder të të riut Klodian Rasha

Përfaqësues të forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë i janë bashkuar organizimit për protestë në nder të të riut Klodian Rasha, që u ekzekutua nga një efektiv i policisë dje në Tiranë.

Të rinjtë kanë marshuar në mënyrë paqësore fillimisht përpara Prokurorisë së Rrethit Vlorë  dhe më pas përpara Gjykatës me pankarta në duar duke kërkuar drejtësi. Ata ndezëm qirinj para hyrjes së dy institucioneve, ndërsa janë shpërndarë paqësisht pak minuta më pas, pa krijuar incidente.

Një protestë paqësore është zhvilluar rreth orës 20:00 në qytetin e Vlorës në nder të Klodian Rashaj i riu 25 vjecar që u vra nga policia mbëemjen e djeshme protesta ka nisur nga Gjykata e rrethit gjyqsor Vlorë dhe ka marshuar drejt sheshit te Flamurit. Një grup të rinjsh kanë ngritur zërin për drejtësi dhe kanë kërkuar vetëm drejtësi dhe heqjen e ministrit të drejtësisë Sandër Lleshaj . Ata janë shprehur se kjo ishte një vrasje makabër dhe nesër mund tu ndodh dhe atyre ! Klodian Rashaj ishte një qytetar i thjeshtë i cili doli pas orës 22:00 duke thyer rregullat e karantinimit për të pirë të blej një paketë cigare dhe nuk u kthye më në shtëpi pasi një polic i patrullës Shqiponja qëlloi mbi të duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Të rinjtë kanë kërkuar në mënyre të përsëritur heqjen e ministrit të drejtësisë Sander Lleshaj dhe nese ai nuk jep dorheqjen ata do të vazhdojnë të protestojnë vazhdimisht !

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME