Categories Lajme

Përfaqësuesit e linjave interurbane në Vlorë: Duam pagat…çmimi i biletave nuk rritet

50 përfaqësues të transportit interurban në Vlorë,shoferë, përfaqësues të firmës, faturino etj të 33 autobusëve të cilët çdo ditë kryejnë linjën drejt Tiranës, i janë bashkuar protestës në rrang vendi për ti dhënë një mesazh qeverisë së vendit të rihapë transportin interurban.Megjithëse ministria e shëndetësisë doli pak minuta para protestës të lanconte rihapjen e autobusëve interurban përfaqësuesit e firmës shprehen se ministrive të linjës u kanë paraqitur 6 kushte për tu plotësuar, pasi sipas tyre nëse këto kushte nuk plotësohen atëherë nuk mund të përballojnë dot shpenzimet.Kushtet që ata rendisin janë rimbursimi 70 % i karburantit, i quajtur ndryshe akcizëz, falja ose shtyrja e taksave të automjeteve për këtë vit, rinisja e punës me 70 % të kapaciteti etj.

Thonë që i kanë zbatuar masat e ministrisë së shëndetësisë, dhe do të vijojnë ti zbatojnë vetëm kërkojnë të punojnë. Përfaqësuesit e transportit interurban ankohen tashmë edhe për paketën financiare të dhwnë nga qeveria, sipas tyre i është premtuar edhe një paketë e dytë financiare prej 40 mijë lekësh të reja e cila nuk është plotësuar ende, me paketën e parë dhe të vetme financiare që ju është dhënë smund tja dalin të mbijetojnë pasi kanë 4 muaj pa punë me një shpërblim prej 40 mijë lekësh për të gjithë muajt, teksa me 10 mijë lekë në muaj sipas tyre nuk mund të përballojnë dot jetesën. Përfaqësuesit e transportit interurban shprehen se nuk do të ngrenë aspak çmimin e biletës por kërkojnë mbështetjen nga shteti.Teksa si problem serioz shikojnë piraterinë e cila sipas tyre nuk po sulmohet aspak nga shteti, e cila cdo ditë dëmton firmat legale të transpiortit të cilat çdo muaj paguajnë taksa dhe detyrimet vjetore në shtet.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME