Përfshihet nga flakët një automjet pranë ish shkollës së aviacionit në Vlorë. Automjeti tip benz ndërsa ishte i parkuar pranë një pallati në zone. Dyshohet që ngjarja të jetë e qëllimshme. Në zonë përreth automjetit janë gjendur edhe disa bidona. Po shihet nëse ka patur benzinë një prej tyre pasi disa janë përdorur me ujë për të shuar flakët para se të mberrinte zjarrfiksja në vendngjarje dhe policia. Automjeti ishte parkuar ndërsa nuk lëvizte prej gati tre katër javësh. Policia është duke hetuar për ngjarjen. Nuk bëhet ende i ditur identiteti i pronarit të mjetit ndërsa nga policia bëhet me dije se e kishte blerë mjetin para katër muajsh.