Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet e fshatit Cerje në Pustec.
Vatrat e zjarrit janë aktive prej 48 orësh, zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën greke dhe më pas flakët janë përhapur në tokën shqiptare.
Autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmë nga pala greke e cila pritet të ndërhyjë nga ajri.
