Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e së enjtes vendgrumbulimi i mbeturinave sërish është përfshirë nga flakët. Ndërkohë forcat zjarrfikëse po shkojnë në vendngjarje.
Një muaj më parë fusha e mbetjeve në Vlorë u përfshi nga zjarri. Sipas të dhënave zjarri ishte i qëllimshëm, pasi brenda një kohe të shkurtër fusha e mbetjeve është rindezur disa herë.
Ky fenomen është kthyer në një problematikë të madhe për qytetarët e Vlorës, pasi tymi nga zjarri në fushën e mbetjeve mbulon një pjesë të madhe të qytetit.