Categories Lajme

Përfundoi në dush me Donaldin, përpara hyrjes në “Big Brother VIP”

Kohët e fundit kudo në rrjet, brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, flitet për afrimitetin mes Beatrixës dhe Donaldit. Shikime të kapura nga kamerat, përqafime të herëpashershme, dhe disa momente të tyre, teksa bënin dush bashkë, kanë bërë që të “ndizen” komentet se mes tyre po nis diçka më shumë se shoqëri. Madje, një pjesë e madhe e publikut, shumë të lidhur me “çiftin” Bora-Donald, që fitoi zemrat e një Shqipërie të tërë, komentojnë negativisht për këngëtaren, ndonëse edhe vetë dy banorët kanë refuzuar se kanë diçka më shumë.

Por si qëndron e vërteta? Në fakt, një koment i Beatrix për Bora Zemanin, duket se na sjell një këndvështrim tjetër. Ditën që do të futej në “Big Brother” për të surprizuar Semin, (por përfundoi duke surprizuar Donaldin), Bora postoi një foto të saj. Dhe Beatrix, pak pas mbrëmjes i ka komentuar “Më kujtuat sa bukur është të dashurosh, me zemër në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit”, duke i shprehur edhe dashurinë moderatores.

Ndonëse, ndjekësit, i janë “kthyer” Trixës pas këtij komenti, mesa duket edhe ajo, si shumica prej nesh, futet tek grupi i atyre që kërkonin nga ekrani që Donaldi ta puthte Borën. Sakaq, ky koment dashamirës na lë të kuptojmë që këngëtarja i simpatizon si çift, e në këtë rast duket si e palogjikshme që ajo të ketë krijuar pëlqim për Donaldin. Po ashtu, Trixa është njeri emotiv, kujtojmë që janë të shumta herët që është përlotur brenda shtëpisë. Ndaj mesa duket, me Donaldin është pak më e afërt se me të tjerët, por jo domosdoshmërisht mes tyre ka diçka më shumë se miqësi. E pa dyshim, nuk mund të “kryqëzojmë”, dy të rinj, të izoluar, që mes shumë banorëve, kanë zgjedhur një, që e kanë pak më shumë të afërt se të tjerët…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME