Categories Politike

Përgjimet e BIRN, Dako: Më vjen mirë që u publikuan, më morën dhe në telefon

I ftuar në “Open” nga Eni Vasili, Vangjush Dako sqaroi përballë panelit të gazetarëve se ka marrë një telefonatë nga “BIRN” përpara dy ditësh, përmes së cilës e njoftonin se do të publikoheshin disa gjëra.

“Më vjen mirë madje që i publikuan, nuk kam aspak problem pse janë publikuar, por të flasësh për favorizime për bordura a kanalizime, sepse këto janë punët tona të përditshme në çështjet bashkiake, nuk e shoh të arsyeshme”, tha kryebashkiaku i Durrësit.

Por, këtu ndërhyri gazetari Enton Abilekaj, i cili tha se në përgjimet e publikuara, Dako del të jetë familjar me ata dhe jo si të ishte një qytetar që ankohej pse mjaullinte një mace jashtë shtëpisë dhe po e linte pa gjumë. Duke e kthyer disi në qesharake situatën, Abilekaj tha se një kryebashkiak nuk mund të telefonohet qoftë edhe për një bordurë.

Gazetarja e BIRN-it, Sandra Bogdani e vuri me shpatulla pas murit Dakon, kur i tha se nga e dinte ai që Avdylajt janë votues të atij, për sa kohë që vota është e fshehtë.

“Për mua ata janë votues të Partisë Socialiste, të paktën këtë radhë, pasi në zgjedhjet e ardhshme ndoshta mund të përkrahin të tjera palë. Ne kemi struktura dhe koordinatorë elektoralë, që merren me fushata dhe përpjekje për të siguruar mbështetje nga qytetarët”, tha Dako duke iu referuar vëllezërve Avdylaj, që në fakt rezultojnë të jenë një nga bandat që kontrollojnë Shijakun.

Duke risjellë në kujtesë zgjedhjet e vitit 2009, Dako tha se në disa zona të largëta të Bashkisë së Durrësit ka dërguar edhe vëllain apo kunatin e vet për të qenë si komisionerë, pasi banorët e zonave në fjalë ishin nën presionin e bandave mbështetëse të Sali Berishës dhe nuk lejoheshin të votonin./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME