Categories Lajme

PËRGJIMET/ “Kanë ikur emigrantët, dy kapa sot”

Policia arrestoi sot tetë persona me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit apo vendosjen e ambienteve në dispozicion të këtij aktiviteti. Operacioni u zhvillua në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë, ku policia arrestoi dy pronarë hotelesh, pesë vajza dhe gra që ushtronin prostitucion si edhe një klient, i cili u gjet duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pageses me njerën prej vajzave. Abcnews.al ka siguruar dosjen e plotë të përgjimeve të policisë, përmes të cilave është faktuar aktiviteti kriminal i grupit. Në njërën prej këtyre përgjimeve, vajzat ankohen se nuk ka klientë. “Ika, nuk ka punë fare. Kanë ikur refugjatët. Ja dy veta kapa“, i thotë njëra prej vajzave tjetrës, kurse në një rast tjetër, policia ka dëgjuar një bisedë me përmbajtjen: Ia mora 20 mijë lekë Lulit.

Bisedat e tjera ta vajzave lidhen me gjetjen e kontakteve të klientëve apo pagesat për to. Policia zhvilloi hetime dhe përgjigje për shtatë muaj me radhë ndaj këtij grupi, i cili ushtronte aktivitet në zonën e Rrogozhinës duke futur në rrjet vajza të moshave të ndryshme nga Lushnja, Kavaja, Berati dhe Rrogozhina. Prostitutat janë të moshave të ndryshme duke filluar nga 20 vjeç deri në 57 vjeç, më e madhja. Gjatë operacionit policia ka konstatuar se prostitutat qëndronin tek kryqëzimi i rrugës që lidh superstradën Lushnje-Durrës me Rrogozhinën. Sipas policisë, vajzat qendronin në anë të rrugës dhe joshnin klientët me gjeste provokuese. Policia ka konstatuar se në mjaft raste, pasi afroheshin, klientët i merrnin prostitutat në makinë duke kryer raport seksual në automjet ose futeshin në njërin prej hoteleve aty pranë. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME