Categories Lajme

Përgjimet me ‘pullë të kuqe’! Reagon Iva Aliko: S’kam lidhje me ‘Zogun’

Pas publikimit të përgjimeve të bisedave me “pullë të kuqe” të kryera mes “Zogut të Tiranës” Hermes Nikaj dhe disa personazheve të tjerë, ku një ndër ta, në vëzhgimet e policisë e komunikimet telefonike, del dhe modelja, Iva Aliko, kjo e fundit ka reaguar në “Shqiptarja.com” duke mohuar përfshirjen e saj në rrjetin e prostitucionit në Tiranë.

Gjatë një komunikimi me Alikon, modelja pohoi se:”…kam njohje me Hermes Nikajn, dhe kam qenë njeriu që ka qëndruar me të, para se ai të arrestohej nga policia.  Unë dhe Nikaj kemi qenë së bashku në një restorant në zonën e “Don Boskos” dhe më ka kërkuar, që ta çoja në shtëpi, tek blloku i Ambasadave, në rrugën e Durrësit. E kam çuar me makinë, ku pasi ka zbritur është larguar dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur me Hermesin më tej. S’kam pasur asnjë dijeni se ku ka shkuar ai…”. Më tej modelja Aliko pohon se në këtë rast është abuzuar nga disa portale në Shqipëri dhe jo vetëm, duke e trajtuar emrin e saj si pjesë e prostitucionit që koordinohej nga Hermes Nikaj.

Më tej modelja, sqaron se mund të ketë qenë në vëzhgim nga policia apo qofte edhe në përgjim telefonik, por kurrë nuk ka qenë pjesë e intrigave apo shfrytëzimit të vajzave për prostitucion.”…nëse do isha unë pjesë e këtyre lojrave, ju siguroj që askush nuk do më kursente mua pa më ndjekur penalisht, qoftë nga prokuroria qoftë nga policia”. Në dosjen e prokurorisë së Tiranës emri i Iva Alikos, përmendet indirekt në disa biseda të përgjuara dhe në disa raporte vëzhgimi të policisë së Tiranës. Në këtë dosje, nuk ka asnjë ndjekje penale për Iva Alikon, pasi nga provat e mbledhura prej prokurorisë së Tiranës, nuk del në asnjë moment që modelja të jetë e implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME