Prokuroria ka mbyllur dosjen e Armando Koçerrit si pjesë e grupit të Habilajve duke kërkuar 15 vite burg për të, e cila nëse merret e plotë në konsideratë nga gjykata do të konvertohet në 10 vite për shkak se ai pranoi gjykimin e shkurtuar.
Në dosjen hetimore të prokurorisë gjenden mjaft biseda të përgjuara të Koçerrit me pjestarë të tjerë të grupit të Habilajve.
Në njërën prej tyre është një bisedë mes Florian Habilajt dhe ish-Shefit të Kufirit Sokol Bode, ndërsa në biseda të tjera Koçerri flet me motrën ku i kërkon të shohë lajmet pas një operacioni të policisë në Babicë.
Përgjimet:
Më datë 15.10.2017, ora 09:11, numri që mbaron me 777, që përdoret nga Florian Habilaj, është telefonuar nga numri që mbaron me 888, që i përket Sokol Bodes.
BISEDA 1
Bode: Alo
Habilaj: Po
Bode: Si je flori, mirë jeni?
Habilaj: Mirë, faleminderit
Bode: Sokol Bode të shqetëson
Habilaj: Po
Bode: Po vij për 10 minuta n’bazë
Habilaj: Ku të pres?
Bode: Poshtë
Habilaj: A do të vij te karburanti?
Bode: N’Çole, N’Çole
Habilaj: Hajt se po vij aty.
Më datë 16.10.2017, ora 15:31, numri që përdoret nga Artan Habilaj, ka marrë sms nga një numër që mbaron me 987 me këtë përmbajtje: Shih lajmet te “Klani”
BISEDA 2
Më datë 16:10.2017, ora 17:29 e në vazhdim, Armando Koçerri është telefonuar nga motra e tij:
Koçerri: Hë
Motra: Ç’bëtë juve, mbaruat punë
Koçerri: Pse kishe gjë apo…
Motra: Jo, ore jo, nuk kisha gjë. Ka dalë te Fokusi Qendra Babicë e Madhe, në televizor për qendrën që s’është në rregull
Koçerri: Po mirë, le të dalë
Motra: Shikoj i çik lajmet
Koçerri: Pse?
Motra: Po shikoj
Motra: Hë ore
Koçerri: Të orës tre e gjysmë
Motra: Jo, ore jo, tani të orës 5
Koçerri: Sa
Motra: Jo ore jo, tani lajmin e fundit shikoje, hajt
Koçerri: Hë, alo
Motra: Po lehin qentë poshtë shtëpisë së xhaxhait ore
Koçerri: Ja se po vij unë, te diga jam
Motra: Ee, ndaj të mora
BISEDA 3
Në orën 21:10, Armando Koçerri është telefonuar nga Florian Habilaj
Koçerri: Hë vlla
Habilaj: Ça bën o
Koçerri: Hiç në shtëpi, ç’kemi
Habilaj: Do vish i çik nga Fredi
Koçerri: Mirë
Më datë 17.10.2017, ora 21:49, Armando Koçerri është telefonuar nga motra e tij
Koçerri: Hë
Motra: Ça bëre ti
Koçerri: Hiç
Motra: Ka njerëz poshtë te ullinjtë
Koçerri: Kush ka?
Motra: Po lehin qentë. Nuk e di a po shkulin ullinjtë apo ça po bëjnë, po ka njerëz poshtë te ullinjtë. Tani pushuan qentë
Koçerri: Shiko i herë me dritë.
Dosja hetimore për Armando Koçerrin, siguruar nga Abc News