Categories Lajme

Përgjimet/ “Ti m’i pret mua, unë ia pres shtetit, zjarr kusho”, pazare me telefon miqtë e Fatos Tushes n

Nga bisedat telefonike të zbardhura nga ABC në dosjen hetimore për tenderin abuziv për kanalin vaditës në Bashkinë Lushnje rezulton se Arben Avdyli, biznesmeni i përjashtuar pas manipulimit të garës paralajmëron drejtorin e Ndërmarrjes Publike Flamur Peqini.  Ai thotë se Ibrahim Lami është kualifikuar pa të drejtë për këtë tender pasi nuk i ka pajisjet e duhura.

Avdyli: Drejtor si je?

Peqni: Mirë Beni si je ti , Avdyli: Unë të mora sepse të kam mik dhe nuk dua që ….të jem kështu ndaj teje dhe ndaj atij të madhit, unë kam arritur sot që po flas me ty…dhe i kam të gjitha në dispozicion. I kam marrë përmes firmës tjetër dhe i kam marrë letrat që të ka çuar firma dhe i kam të gjitha në zyrë.

Dhe i di të gjitha gjërat se çfarë janë bërë, normalisht skualifikimi im është zero se aja kamjoncinat i ka kështu….punëtorët si ka, kontejnerët si ka…të gjitha gjërat si ka dhe e ke kalifikua…përgjegjësia ime është te ty dhe ata që kanë firmosur dhe nuk janë tek ata që urdhërojnë, un ta them si mik.

Ndërkohë nga bisedat zbulohet se biznesmenët e vënë në pranga Bujar Murati dhe Ibrahim Lami janë kushërinj me njëri tjetrin si dhe janë miq me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike Flamur Peqini. Dhe kështu pavarësisht se fituesi i tenderit ka rezultuar Bujar Murati, punimet janë kryer nga firma e Ibrahim Lamit.Ibrahim Lami: Urdhëro se mos je i zonë

Bujar Murati: Kushe ça bone

Ibrahim Lami: U ktheve nga Berati apo jo

Bujar Murati: Po u ktheva se çu qunin në futboll

Ibrahim Lami: Tashi dy pyetje të vogla kam, a të marr në uatsap apo këtu se nuk naj gja

Bujar Murati: Jo ore po fol se për punën flasim ne ça të duam

Ibrahim Lami: Tani kontratën mes meje e teje si do e bëjmë

Bujar Murati: Do e bëjmë me nënkonratim siç kemi rënë dakord, ti m’i pret mua, unë ia pres shtetit

Ibrahim Lami: Në rregull…tashi ata m’i presin mua fatura

Bujar Murati: Ata të inerteve. Po ty do të t’i presin…jo se dhe me m’i pre mua nuk ka noj të keqe ma mirë se na ndihmo noj çok…por ti merri sikur je t’u punu vetë or shok…a e kupton. Se ti i merr dhe i justifikon TVSH tarte dhe m’i kalo mua

Ibrahim Lami: Pytja tjetër

Bujar Murati: Më duhet një firmë se do firmos dhe vulos (Kontratën do e bëjmë siç kemi ra dakord dhe jepi zjarr kusho.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME