Categories Lajme

Peripecitë e bebes Lois përfundojnë me sukses/ Kryhet në QSUT operacioni i parë i korrigjimit të një defekti madhor në zemër

Një ndërhyrje e ndërlikuar kirurgjikale është kryer me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, operacioni i parë i korrigjimit të një defekti madhor në zemër tek një bebe.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër peripecinë e Loisit, bebes që ka ardhur në jetë 6 muaj më parë me një defekt të lindur në zemër.

Kryeministri Rama ka publikuar fotot e Loisit, i cili iu nënshtrua një ndërhyrje delikate dhe tejet komplekse, e cila nuk ishte realizuar më parë në vendin tonë.

Operacioni ka zgjatur disa orë dhe është kryer me sukses nga doktor Altin Veshti dhe ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, duke realizuar për herë të parë në Shqipëri korrigjimin e një defekti madhor.

“Ogerta ka ndjekur nga afër peripecinë e Loisit, bebes që ka ardhur në jetë 6 muaj më parë me një defekt të lindur në zemër. Një patologji shumë e rrallë, që kërkonte një ndërhyrje delikate dhe tejet komplekse, e cila nuk ishte realizuar më parë në vendin tonë. Operacioni që zgjati disa orë, u krye me sukses nga dr. Altin Veshti dhe ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, duke realizuar për herë të parë në Shqipëri korrigjimin e një defekti madhor (Gerbode defect)”, -thotë Rama. z.tosku

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME