Categories Lajme

Përkeqësohet gjendja e naftëtarëve të Ballshit, flet kreu i Sindikatës: Nuk është show! Grevistët kanë probleme kardiake

Naftëtarët e Ballshit po vijojnë në ditën e nëntë të protestës për shkak të pagave të pamarra  prej disa muajsh. Gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar ndërsa disa prej tyre kanë pasur probleme serioze me shëndetin. Me kërkesën e naftëtarëve, ka mbërritur një mjeke, e cila i ka dhënë ndihmë mjekësore grevistëve.

Kontrolli mjekësor bëhet sa herë që naftëtarët e kërkojnë dhe sa herë që nuk e ndiejnë veten mirë, megjithëse nuk ka një staf mjekësor që qëndron në gatishmëri.

Greva e naftëtarëve të Ballshit është në ditën e 9-të të saj dhe grevistët janë rënduar shumë nga gjendja shëndetësore. Për fat të keq në këto 9 ditë grevë urie nuk ka pasur asnjë reagim nga kompania private apo vetë shteti shqiptar. Punonjësit e rafinerisë vijojnë të kërkojnë pagat e tyre dhe rifillimin e punës sa më parë që të jetë e mundur. 12 naftëtarë dhe naftëtare vijojnë grevën e urisë në ambientin afër uzinës, por disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sërish ditën e sotme ka pasur ndihmë mjekësore nga mjekët e spitalit të Ballshit, ku kujtojmë që stafi mjekësor ka ardhur pas 5 ditësh nga fillimi i grevës. Ata shprehen se kërkojnë vetëm një përgjigje, edhe sikur të jetë një përgjigje negative. Gjithashtu një prej grevistëve të Poçemit pritet të zëvendësohet nga kolegu i tij, pasi në orët e fundit gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë e mirë dhe ka nevojë për mjekim. E disata herë që naftëtarët protestojnë, futen në grevë urie dhe nuk marrin pagat e tyre apo sigurinë për rifillimin e punës. Deri më tani shteti i ka harruar, i ka lënë më mes të katër rrugëve dhe kujtohet për ta vetëm kur janë në fushatë elektorale. Prej 1 viti uzina e Ballshit nuk punon dhe naftëtarët janë pa paga sërish, vazhdon historia e tyre e dhimbshme, me shumë probleme dhe më e keqja pa zgjidhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME