Categories Lajme

Përkeqësohet moti/ Ndalohen mjetet e vogla lundruese në Vlorë sot e nesër

Për shkak të përkeqësimit të situatës hidrometeorologjike detare, brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit për datat 28–29 janar 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi hyn në fuqi duke filluar nga ora 06:00 e datës 28 janar 2026 dhe do të zgjasë deri në orën 06:00 të datës 29 janar 2026. Gjatë kësaj periudhe parashikohet erë me drejtim Jug–Juglindje, me forcë 6–7 ballë, shpejtësi 15–25 m/s dhe dallgëzim nga 1.50 deri në 2.50 metra.

Kapiteneria e Portit Vlorë u bën thirrje të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë të bashkëpunojnë për marrjen e masave të nevojshme, në mënyrë që të shmangen situata të papritura si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike. Kërkohet sigurimi i mjeteve në port dhe rritja e gatishmërisë së ekuipazheve në mjetet lundruese.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë të operojnë normalisht, sipas destinacioneve përkatëse. Sipas parashikimeve, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 29 janar 2026.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kompania Kurum dhe Sokolaj kishin dijeni për rrezikshmërinë e mbetjeve, i kamufluan për t’i eksportuar jashtë Shqipërisë

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Durrës, Elbasan dhe Tiranë, duke shënuar një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë

Moti i keq dhe deti me dallgë si dhe era e fuqishme bregdetare ka bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vodhi çantën me një shumë parash një gruaje në rrugë, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan

Një 52-vjeçar në Elbasan, pasi akuzohet për vjedhje. Pas hekruave ra shtetasi me inicialet G.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çfarë është skandali që çoi 33 vetë në masa arresti?

Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë. Më shumë se një vit pas sekuestrimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

Me urdhër të Prokurorisë, pas atentatit në Rrilë të Lezhës, është ndaluar efektivi i policisë…

LEXO ME SHUME