Categories Lajme

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë

Moti i keq dhe deti me dallgë si dhe era e fuqishme bregdetare ka bërë që kapiteneria e portit detar të Vlorës të pezullojë lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit duke nisur nga kjo e martë dhe përgjatë të mërkurës dhe të enjtes. raporton A2CNN.

Shkak është bërë era e fortë që shkakton dallgë të mëdha duke e bërë të pamundur lundrimin e mjeteve. Ndërkohë tragetet e linjës vijojnë punën në normalitet të plotë.

Në njoftimin e Kapitenerisë së Portit të Vlorës thuhet se: “Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar pajisjen me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të vlorës dhe në det të hapur, duke filluar nga ora 14:00 datë 03.02.2026 deri në datë 05.02.2026 në orën 06:00”.

Ndërkohë bëhet me dije se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

“Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar, të parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshikimit, do të jetë mbas orës 06:00 të datës 05.02.2026”, vijon njoftimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME