Categories Lajme

Përkujtohet kolonel Arben Zylyftari, bashkëshortja: I shërbeu vendit me nder

Në Berat u zhvillua nje ceremoni përkujtimore ne nder te ish-drejtuesit te lartë të Policisë së Shtetit, Arben Zylyftari, i cili humbi jetën 25-vjet më parë në krye të detyrës.

Në ceremoninë,që u krye në sheshin Republika morën pjesë drejtues të lartë të policisë se Beratit, drejtues të pushtetit vendor, familjarë të dëshmorit, efektivë të policisë, miq e të afërm te tij.

Bashkëshortja e dëshmorit Arben Zylyftari, tha se pas 25 vitesh dhimbja ne familje eshte e njejte, si ditën kur ndodhi ngjarja.

Koloneli Arben ZylyftarI u vra  më 2 gusht të vitit 2000, gjatë një operacioni për arrestimin e Behar Tafilit, qe akuzohej për një vrasje.

Gjatë operacionit policia pati shkëmbim zjarri me Behar Tafilin dhe të birin Gencin,ku për pasojë humbi jetën Arben Zylyftari dhe Behar Tafili, ndërsa Genc Tafili u arrestua.

Ish kreu i Drejtorisë së Policisë së qarkut Shkodër, Kolonel Arben Zylyftari, është shpallur “Dëshmor i Atdheut” dhe është vlerësuar me titullin më të lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”,pas vdekjes, nga ish presidenti Rexhep Mejdani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME