Categories Lajme

Përmbajtje të lartë pesticidesh, Greqia bllokon shtatë ton perime, vinin nga Shqipëria

Autoritetet greke kanë bllokuar rreth shtatë ton perime me përmbajtje të lartë pesticidesh, të cilat vinin nga Shqipëria.

Lajmi është publikuar nga mediat greke edhe nga Sistemi i Shpejtë i Alarmit të Ushqimit, një sistem për raportimin e çështjeve të sigurisë ushqimore brenda Bashkimit Evropian.

Sipas mediave greke sasia me perime, speca, kunguj dhe domate është kapur në fillim të tetorit dhe pas analizave të bëra në datën 23 tetor ka rezultuar se perimet kishin përmbajte të lartë chlorpyrifos. (0.17 mg / kg – ppm).

Sekuestrimi i 6,995 kg perime u bë nga Inspektorët e Ushqimit të Drejtorisë Rajonale Ekonomike dhe Veterinare të Pireut, në bashkëpunim me Qendrën Regjionale të Blegtorisë.

Sasia e sekuestruar:

401 kuti specash me peshë 4,687 kg

250 kuti kunguj të njomë me peshë 1,751 kg

67 kuti domate me peshë 557 kg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME