Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Sarandë-Kardhiq.
Bëhet me dije se një makinë me targa rumune ka përfunduar përmbys anës rrugë. Edhe pse siç shihet në foto makina është dëmtuar rëndë, shoferi si duket ka arritur të dalë nga mjeti dhe të zhduket.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit si dhe për të bërë të mundur identifikimin e shoferit. Lagështia, punimet në rrugë dhe mungesa e sinjalistikës dyshohet se janë bërë shkak i aksidentit.

