Categories Lajme

Përmbytja, Bashkia Shkodër: Vijojnë të mbeten nën ujë 738 hektarë tokë

Mëngjesin e sotëm Bashkia Shkodër ka përditësuar raportin në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet bën me dije se vijojnë të mbeten nën ujë 738 hektarë tokë. Oboti dhe Këneta e Dajçit vijojnë të jenë dhe zonat më të prekura nga përmbytjet. Në Obot vijon të jetë e përmbytur 480 ha tokë bujqësore dhe 250 ha në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç). Bashkia shpjegon se rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 15cm.

Raporti/ Bashkia e Shkodrës: Situata nga përmbytjet: Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 22.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtëHidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.65 m.(Kuota max 6.30 m).  Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.01 m.(Kuota max 8.70 m).  Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.27m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër Siperfaqe totale e përmbytur 738 Ha Tokë e pakultivuar 198 Ha 1 Foragjere të dyta, jonxhe 525 Ha 2 Grurë 15 Ha Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 15cm.

Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë Tokë e pakultivuar 95 Ha  Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha  Grurë 5 Ha Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat  1 Tokë e pakultivuar 100 H 2 Foragjere të dyta, jonxhe 140Ha
Grurë 10 Ha Nj. A. Guri i Zi Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.  Nj.A.Bërdicë    Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme. Nj.A.Rrethinat  Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës) Tokë e pakultivuar 3 Ha Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha -Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit. -Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore per gjene e gjalle ( koncentrat) për NJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME