Categories Lajme

Përmbytja e burgut të Durrësit, Beqaj dhe Veliaj transferohen në katin e dytë, ministri i viziton veshur me çizme (VIDEO)

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha thuajse në të gjithë vendin, por situata më problematike shfaqet në Durrës.

Thuajse të gjitha lagjet e qytetit janë përmbytur, duke e bërë të pamundur lëvizjen e qytetarëve, të cilët e kanë gjetur zgjidhjen duke bërë sërf nëpër rrugët e kthyera në lumenj.

Po ashtu, në Durrës është përmbytur edhe nënkalimi i Velierës. Siç shihet edhe nga pamjet, autoritetet kanë vënë shiritin duke bllokuar lëvizjen, ndërsa uji po pastrohet me pompë.

Si pasojë e situatës së rënduar, 8 familje janë evakuuar nga banesat e tyre, për shkak të rrezikut nga uji dhe dëmtimet e mundshme. Ndërkohë autoritetet kanë njoftuar se shkollat, kopshtet dhe çerdhet do të jenë pushim.

Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme edhe në institucionet publike, ku raportohet se është përmbytur edhe burgu i Durrësit.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka zbarkuar në terren, ndërsa ka shkuar nga afër për të parë situatën në burg, ku qëndrojnë të izoluar dhe disa persona të politikës shqiptare.

Lamallari shihet teksa ecën përgjatë rrugës të kthyer në lumë, ndërsa ‘çan’ ujin i veshur me veshje speciale, si çizme të gjata deri në brez. Kujtojmë se në këtë burg janë izoluar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj si dhe ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME