Categories Lajme

Përmbytjet, Çuçi nga Ura e Mifolit: Edhe FNSH në gjendje gadishmërie

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi kja qenë në zonën e Urës së Mifolit në Vlorë për të parë nga afër situatën me përmbytjet. Sipas tij, falë ndërhyrjeve të kryera në kanalet kulluese dhe investimeve në shtratin e lumit Vjosë dëmet nga përmbytjet ka qenë më të vogla këtë herë. Bashkë me Prefektin e Vlorës dhe drejtues të tjerë lokalë të Shtabit të Emergjencave, ministri qëndroi te Ura e Mifolit, ku niveli i prurjeve të Vjosës gjatë orëve të fundit është ulur me rreth 2 metra.

“Për fat të mirë sot situata paraqitet e stabilizuar, falë edhe disa ndërhyrjeve që janë bërë në disa pika problematike të rrjedhës së Vjosës. Gatishmëria është e plotë edhe nga Policia e Shtetit njësoj si strukturat e tjera të emergjencave. Kam dhënë urdhër që edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të mundshme gjatë këtyre ditëve“, tha ministri Çuçi.

“Ura e Mifolit, Vlorë – Prurjet e Vjosës kanë rënë me rreth 2 metra dhe situata është e qëndrueshme. Falë pastrimit të kanaleve kullues këto vite, një sërë investimesh kyçe në shtratin e Vjosës, ndërtimit të paneleve mbrojtës e të argjinaturave të reja, sot është testuar me sukses një përballje me prurjet e larta, të cilat deri dje shkaktonin dëme të jashtëzakonshme në banesa, në bagëti e në prodhime, po mbi të gjitha rrezikonin jetë njerëzish, duke penguar me ditë të tëra qarkullimin e imponuar mbylljen masivisht të shkollave”, shkruan mbi videon-live ministri i brendshëm Bledi Çuçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME