Categories Lajme

Përmirësohet gjenja e opozitarit rus/ Alexei Navalny publikon foto duke ecur

Disa ditë më vonë është dërguar në mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij. Ekspertët gjermanë thonë se kritiku i Kremlinit është helmuar me agjentin nervor Noviçok.

RUSI- Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, ka publikuar një fotografi duke ecur shkallëve, pesë ditë pasi një spital në Berlin e largoi atë nga ventilator për frymëmarrje. Navalny është sëmurë papritmas gjatë një fluturimi brenda Rusisë, më 20 gusht. Disa ditë më vonë është dërguar në mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij. Ekspertët gjermanë thonë se kritiku i Kremlinit është helmuar me agjentin nervor Noviçok.

“Më lejoni t’ju tregoj se si po shkon rehabilitimi im. Është një rrugë e qartë, por e gjatë”, shkroi Navalny në Instagram. Kritiku i Kremlinit tha se ai ende nuk mund ta përdorë telefonin dhe ka vështirësi të mbush gotën me ujë apo të ngjitet shkallëve për shkak të paqëndrueshmërisë.

Sipas ekipit të Navalnyt, në shishe të ujit në dhomën e tij të hotelit, janë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok. Kremlini i ka quajtur “absurde” këto raportime të cilat u përkrahën edhe nga Gjermania dhe qeveri të tjera perëndimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME