Categories Lajme

Përplasen dy makina në aksin Shkodër-Gur i Zi, njëri prej tyre përfshihet nga flakët

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër-Gur i Zi. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga aksidenti një grua ka mbetur e plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë njëri prej automjeteve të përfshirë në këtë aksident rrugor është përfshirë në flakë.

Personat që ndodheshin brenda kanë arritur që të dalin me shpejtësi duke i shpëtuar zjarrit që përfshiu makinën. Ndërkohë menjëherë në vendngjarje mbërritën efektivët e repartit zjarrfikës të Shkodrës duke bërë të mundur shuarjen e flakëve në makinën e cila u dogj nga ky aksident rrugor.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e policisë të cilët nisën menjëherë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga burimet në vendngjarje mësohet se aksidenti ka ardhur si shkak i mosrespektimit te rregullave te qarkullimit rrugor. Njëra prej makinave ka qene me shpejtësi tej normave të lejuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME